News
Thirrje per projekt propozime -Open call for Project Proposals
CNVP Shqipëri shpallë thirrjen për grante për OJF në territorin e bashkisë Tropojë
Fondacioni CNVP, përmes degëve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).
Ne kuader të ketij projekti CNVP do te zbatojë një program grantesh të vogla për OJQ-të lokale për të promovuar dhe pilotuar qasje dhe praktika të reja në turizmin e bazuar në natyrë.
Fusha e thirrjes për grante
Kjo Thirrje për Projekt Propozime Grantesh është e hapur për OJQ-të aktive në territorin administrativ të bashkisë Tropojë me mision mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e organizatave lokale, ndergjegjesimin e komunitetit per menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Zonat e Mbrojtura.
Objekti tematik i kësaj thirrje përcaktohet nga objektivi i mëposhtëm :
Turizmi i bazuar në natyrë në zonat e mbrojtura të Sharrit, Korab-Koritnik dhe Alpeve Shqiptare kontribuon si në ruajtjen e natyrës ashtu edhe në zhvillimin e komunitetit lokal në këto Zona të Mbrojtura.
Aktivitetet kryesore do të fokusohen në komponentët prioritarë të biodiversitetit që përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e reja për turizmin e bazuar në natyrë.
Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në Zonën e Mbrojtur Valbonë -Lumi I Gashit, pjesë e parkut kombëtar Alpet e Shqipërisë.:
Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni më poshtë: