News

Thirrje per projekt propozime - Open call for project proposals

05 Oct, 2023


img

 

Fondacioni CNVP, përmes degëve  në Shqipëri  dhe Maqedoninë e Veriut  po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).

Ne kuader të ketij projekti CNVP do te zbatojë një program grantesh të vogla për OJQ-të , bizneset dhe fermerët lokale për të promovuar dhe pilotuar qasje dhe praktika të reja në turizmin e bazuar në natyrë. dhe menaxhimin e PPJD në kontekstin ndërkufitar.

Fusha e thirrjes për grante

Kjo Thirrje për Projekt Propozime per Grante është e hapur për:

➢ OJQ, aktive në territorin administrativ të bashkisë Dibër, Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe dhe Shkoder me mision mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e organizatave lokale, ndërgjegjësimin e komunitetit për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Zonat e Mbrojtura.

➢ Fermerët/individë që jetojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar te Alpeve dhe brenda territorit të parkut natyror “Korab Koritnik”

 ➢ Bizneset e vogla dhe të mesme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Parkut Kombëtar të Alpeve dhe brenda territorit të parkut natyror “Korab - Koritnik”

Aktivitetet kryesore do të fokusohen në :

1)komponentët prioritarë të biodiversitetit që përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e reja për turizmin e bazuar në natyrë;

2) Rritjen e të ardhurave për aktorët lokal nga aplikimi i praktikave dhe sistemeve të reja në përdorimin e qëndrueshem të burimeve ;

3) Mekanizmat qeveritare për Zonat e mbrojtra mundësojnë menaxhim efektiv, të barabartë dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në Parkun kombetar “Alpet Shqiptare” dhe ne parkun natyror “Korab Koritnik”.

Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në Parkun kombëtar “Alpet Shqiptare” dhe në parkun natyror “Korab Koritnik”

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 8 nëntor 2023.