News

Thirrje per projekt propozime-Open call for project proposals

27 Mar, 2024


img

Fondacioni CNVP në partneritet me ICEP – Verein für Globale Entwicklung po zbatojnë një projekt trevjeçar “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve (IFM) përgjatë bazenit të lumit Drin”, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Objektivi kryesor afatgjatë i projektit është të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetet lokale nëpërmjet nxitjes së qasjeve të Menaxhimit të Integruar të Pyjeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së komuniteteve rurale përgjatë lumit Drin në rajonin e Shkodrës (AL), Prizren (KS), Struga (NM) dhe Nikshiq (MNE).
Për të arritur objektivat e synuara të projektit, CNVP Shqipëri do të lancojë një skemë grantesh të vogla për bizneset dhe fermerët vendas për të promovuar dhe pilotuar qasje dhe praktika të reja për aktivitete biznesi miqësore me mjedisin.
Grantet janë të destinuara kryesisht për NVM-të e kualifikuara dhe fermerët me prezencë lokale në Luginën e Lumit të Shalës, në Qarkun e Shkodrës dhe me mision dhe strategji të fokusuar në gjenerimin e të ardhurave. Aktivitetet e pranueshme përfshijnë pjesëmarrjen e qytetarëve në përpjekjet për ruajtjen, forcimin e komuniteteve lokale dhe nxitjen e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
CNVP nuk do të mbështesë, marrë pjesë ose ndërhyjë në asnjë fushatë politike në emër ose në kundërshtim me asnjë kandidat për post publik. Thirrjet e hapura për propozimin e granteve do të reklamohen në faqen e internetit të CNVP dhe llogaritë e mediave sociale.
Fusha e thirrjes
 Kjo Thirrje për aplikim për grant për zbatimin e planit të biznesit është e hapur për fermerët e regjistruar (me NIPT fermeri) dhe ndërmarrjet e vogla/të mesme aktive në territorin administrativ të Luginës së Lumit të Shalës, në Qarkun Shkodër , duke u fokusuar në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e shoqërisë, përmirësimin e komunitetit dhe promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Objekti tematik i kësaj Thirrjeje përcaktohet nga objektivi i mëposhtëm :
Të rrisë përfitimet socio-ekonomike dhe mjedisore për komunitetet lokale nëpërmjet shërbimeve të ekosistemit, të forcuara nga aplikimi i metodave IFM, pyllëzimi dhe mbrojtja e biodiversitetit. Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në Luginën e Lumit të Shalës, Qarku i Shkodrës.
Aplikimi për një Grant Skema e granteve do te zbatohet në dy faza: 
• Faza e parë – Propozimi i koncept idesë për zhvillimin e planit te biznesit /Aplikimi me biznesplan për zhvillimin e biznesit.
• Faza e dyte – Marrja e grantit për zbatimin e planit te investimit të parashikuar në biznes plan.
Korniza buxhetore për çdo aplikim do të jetë:
Për Fermerët nga 1000 € deri në 5000 €.
Për NVM-ve nga 5000€ - 10000€
Afati i fundit për paraqitjen e aplikacionit
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë projekt propozimet e tyre në versionin elektronik në adresën rozi.beqiri@cnvp-eu.org jo më vonë se 12.04. 2024 në ora 24:00 CET
Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni duke klikuar më poshtë:

 

Thirrje per projekt propozime

Manuali i granteve

Lista e dokumentave te kerkuara 

Formati i apilikimit per bizneset 

Formati i aplikimit per fermeret 

Modeli i koncept propozimit