News

Thirrje per projekt propozime -Open Call for Project Proposals

23 Aug, 2024


img

Fondacioni CNVP, përmes degëve  në Shqipëri  dhe Maqedoninë e Veriut  po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).

Ne kuader të ketij projekti CNVP po zbaton një program grantesh të vogla për OJQ-të   me prezencë lokale në bashkitë Fushë Arrëz dhe Mirditë për të zhvilluar aktivitete në korridoret ekologjike të fokusuara në Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.

 

Fusha e thirrjes për grante

Kjo Thirrje për Projekt Propozime për Grante është e hapur për OJQ-të, aktive në territorin administrativ të bashkive Fushë Arrëz dhe Mirditë me mision ruajtjen e natyrës, mbrojtjen e mjedisit, forcimin e organizatave lokale, ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen e burimeve natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të natyrës në Zonat e Mbrojtura. Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në zonën e së lidhjes së korridorit ekologjik Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.

Kualifikimi i aplikantëve

 Projekt propozimet në kuadër të kësaj thirrjeje do të dorëzohen nga OJQ vendore të fokusuara në propozime që kanë ndikim në ruajtjen, korridoret ekologjike, si dhe zbatimin e parimeve dhe praktikave sipas modeleve të qëndrueshmërisë ekologjike që plotësojnë kriteret dhe janë aktive në territorin e bashkive. të Fushë Arrëzit dhe Mirditës. Për qëllime të kësaj Thirrjeje, aplikanti i kualifikuar duhet të ketë statusin e duhur ligjor sipas ligjit shqiptar, të jetë i regjistruar në tatim-taksa, të mos ketë detyrime fiskale të papaguara dhe të ketë një llogari bankare aktive. Misioni i deklaruar i OJQ-së aplikuese duhet të përfshijë mbrojtjen dhe/ose ruajtjen e natyrës, ndërgjegjësimin e komunitetit në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

 Ju lutemi vini re se aplikantët që aktualisht po zbatojnë projekte me financime nga PONT nuk kanë të drejtë të aplikojne për këtë thirrje.

Aplikantët që janë partnerë në çdo aplikim me PONT kanë të drejtë dhe mund të aplikojnë për këtë thirrje.

Aplikantët në të cilët personeli i Zonave të Mbrojtura është i përfshirë si anëtar i bordit dhe menaxhimit ose veprojnë si staf/ekspertë te OJQ-ve nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

 

Aktivitetet e pranueshme

Skema e nëngranteve mund të ofrojë mbështetje për aktivitetet e mëposhtme:

 ➢ Rritja e ndërgjegjësimit dhe organizimi i sesioneve informuese me palët e interesuara lokale mbi korridoret ekologjike/lidhëse, rëndësinë e tyre, rolin e aktorëve etj.

➢ Identifikimi i pikave të nxehta dhe mundësive për masa të tjera efektive të ruajtjes së natyrës dhe përgatitja e hartave përkatëse.

➢ Identifikimi i vendeve të mundshme dhe instalimi i kamerave kurth për monitorimin e kafshëve të egra në zone.

➢ Futja e sistemeve të reja të ngrohjes që reduktojnë konsumin e druve të zjarrit në ndërtesat publike të rehabilituara të cilat janë brenda korridoreve ekologjike.

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 22 Shtator 2024 në orën 16:00.

Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni duke klikuar më poshtë:

Thirrje per projekt propozime

Manuali i granteve

Formati i projekt propozimit

Formati i aplikimit

Formati i buxhetit

Dokumentat e kerkuar

Aktivitetet e perjashtuara