News
Thirrje per projekt propozime-Open call for project proposals
Fondacioni CNVP, përmes degëve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).
Ne kuader të ketij projekti CNVP do te zbatojë një program grantesh të vogla për OJQ-të ., bizneset dhe fermerët lokale për të promovuar dhe pilotuar qasje dhe praktika të reja në turizmin e bazuar në natyrë. dhe menaxhimin e PPJD në kontekstin ndërkufitar.
Fusha e thirrjes për grante
Kjo Thirrje për Projekt Propozime per Grante është e hapur për:
➢ OJQ, aktive në territorin administrativ të bashkive Kukës, dhe Diber me mision mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e organizatave lokale, ndërgjegjësimin e komunitetit për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Zonat e Mbrojtura.
➢ Biznese qe ushtrojne aktivitetin e tyre brenda zonave te mbrojtura si dhe kontribuone ne zhvillmin e turizmit te bazuar ne natyre, ruajtjen e biodiversitetit dhe fuqizimit ekonomik lokal permes praktikave te perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore.
➢ Fermerët/individë që jetojnë brenda territorit të parkut natyror “Korab Koritnik” Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar ne parkun natyror “Korab Koritnik”.
Aktivitetet kryesore do të fokusohen në : 1)komponentët prioritarë të biodiversitetit që përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e reja për turizmin e bazuar në natyrë; 2) Rritjen e të ardhurave për aktorët lokal nga aplikimi i praktikave dhe sistemeve të reja në përdorimin e qëndrueshem të burimeve ; 3) Mekanizmat qeveritare për Zonat e mbrojtra mundësojnë menaxhim efektiv, të barabartë dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në parkun natyror “Korab Koritnik”.
Ju lutemi vini re se aplikantët që aktualisht po zbatojnë projekte me financime nga PONT nuk kanë të drejtë të aplikojne për këtë thirrje.
Aplikantët në të cilët personeli i Zonave të Mbrojtura është i përfshirë si anëtar i bordit dhe menaxhimit ose veprojnë si staf/ekspertë te bizneseve/fermereve, OJQ-ve nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 17 Dhjetor 2024 në orën 24:00.
Informacionet e detajuara rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni duke klikuar më poshtë:
Formulari i propozimit per OJQ
Formulari i propozimit per biznese
Formulari i propozimit per fermer
Lista e dokumentave te kerkuara
Lista e aktiviteteve te perjashtuara