News

Thirrje per projekt propozime per korridoret ekologjike -Open Call for Project Proposals

09 Jan, 2025


img

Fondacioni CNVP, përmes degëve  në Shqipëri  dhe Maqedoninë e Veriut  po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).

Ne kuader të ketij projekti CNVP po zbaton një program grantesh të vogla për OJQ-të   me prezencë lokale në bashkitë  Pukë, Mat, Klos dhe Bulqizë  për të zhvilluar aktivitete në korridorin  ekologjik të  Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.

 

Fusha e thirrjes për grante

Kjo Thirrje për Projekt Propozime për Grante është e hapur për OJQ-të, aktive në territorin administrativ të bashkive Pukë, Mat, Klos dhe Bulqizë  me mision ruajtjen e natyrës, mbrojtjen e mjedisit, forcimin e organizatave lokale, ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen e burimeve natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të natyrës në Zonat e Mbrojtura. Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në zonën e korridorit ekologjik Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.

Kualifikimi i aplikantëve

 Projekt propozimet në kuadër të kësaj thirrjeje do të dorëzohen nga OJQ vendore të fokusuara në propozime që kanë ndikim në ruajtjen, korridoret ekologjike, si dhe zbatimin e parimeve dhe praktikave sipas modeleve të qëndrueshmërisë ekologjike që plotësojnë kriteret dhe janë aktive në territorin e bashkive të Pukë, Mat, Klos dhe Bulqizë . Për qëllime të kësaj Thirrjeje, aplikanti i kualifikuar duhet të ketë statusin e duhur ligjor sipas ligjit shqiptar, të jetë i regjistruar në tatim-taksa, të mos ketë detyrime fiskale të papaguara dhe të ketë një llogari bankare aktive. Misioni i deklaruar i OJQ-së aplikuese duhet të përfshijë mbrojtjen dhe/ose ruajtjen e natyrës, ndërgjegjësimin e komunitetit në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

 Ju lutemi vini re se aplikantët që aktualisht po zbatojnë projekte me financime nga PONT nuk kanë të drejtë të aplikojne për këtë thirrje.

Aplikantët që janë partnerë në çdo aplikim me PONT kanë të drejtë dhe mund të aplikojnë për këtë thirrje.

Aplikantët në të cilët personeli i Zonave të Mbrojtura është i përfshirë si anëtar i bordit dhe menaxhimit ose veprojnë si staf/ekspertë te OJQ-ve nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë projekt propozimet e tyre në mënyrë elektronike ne adresen cnvpal@cnvp-eu.org jo më vonë se data 15.02.2025 në orën 24:00. 

Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni duke klikuar më poshtë:

Manuali i Granteve

Thirrja per grante

Formati i Aplikimit

Formati i projekt propozimit

Formati i buxhetit

Dokumentat e kerkuara

Aktivitetet e perjashtuara