News

Thirrje për Projekt Propozime - Open Call for Project Proposals

04 Feb, 2026


img

Fondacioni CNVP, në partneritet me ICEP – Verein für Globale Entwicklung, po zbaton projektin trevjeçar “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve (IFM) përgjatë bazenit të lumit Drin”, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Objektivi afatgjatë i projektit është të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale, përmes nxitjes së qasjeve të Menaxhimit të Integruar të Pyjeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së komuniteteve rurale përgjatë lumit Drin në rajonet e Shkodrës (AL), Prizrenit (KS), Strugës (NM) dhe Nikshiqit (MNE).

Për të arritur objektivat e projektit, CNVP Shqipëri do të lançojë një skemë grantesh të vogla për fermerët vendas, me qëllim promovimin dhe pilotimin e qasjeve dhe praktikave të reja për aktivitete biznesi miqësore me mjedisin.

Grantet janë të destinuara kryesisht për fermerë me prezencë lokale në Bashkinë Pukë dhe me mision e strategji të fokusuar në gjenerimin e të ardhurave. Aktivitetet e pranueshme përfshijnë përpjekje për ruajtjen e mjedisit, forcimin e komuniteteve lokale dhe nxitjen e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

CNVP nuk do të mbështesë, marrë pjesë ose ndërhyjë në asnjë fushatë politike në emër ose kundër ndonjë kandidati për post publik. Thirrjet e hapura për propozime grantesh do të publikohen në faqen e internetit të CNVP dhe në rrjetet sociale.

Fusha e thirrjes

Kjo Thirrje për aplikim për grant për zbatimin e planit të biznesit është e hapur për fermerë aktivë në territorin administrativ të Bashkisë Pukë, Qarku Shkodër, duke u fokusuar në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e shoqërisë, përmirësimin e komunitetit dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Objekti tematik i kësaj thirrjeje është:

Të rrisë përfitimet socio-ekonomike dhe mjedisore për komunitetet lokale nëpërmjet shërbimeve të ekosistemit, të përforcuara nga aplikimi i metodave IFM, pyllëzimi dhe mbrojtja e biodiversitetit.

Shtrirja gjeografike e kësaj thirrjeje është e kufizuar në Bashkinë Pukë.

Aplikantët e kualifikuar

Projekt-propozimet do të dorëzohen nga fermerë me banim në territorin IFM (Bashkia Pukë). Aplikantët duhet të mos kenë detyrime fiskale të papaguara dhe të kenë një llogari bankare aktive.

CNVP do të mbështesë projektet fituese me një buxhet deri në 5,000 €.

Afati i fundit për aplikim

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë projekt-propozimet në version elektronik në adresën cnvpal@cnvp-eu.org, jo më vonë se 20.02.2026, ora 24:00 CET.

Informacione të detajuara mbi këtë thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e procesit gjenden duke klikuar më poshtë:

 

CNVP - ICEP - Thirrje per Grante - IFM - Shkurt 20...

CNVP - ICEP - Manual Grantesh - IFM - Shkurt 2026

LISTA E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME PËR APLIKIM

FORMATI I PËRGJITHSHËM APLIKIMI PËR FERMER

Modeli i projekt-propozimit

Formati i buxhetit