News
CNVP organizon sesion informues në Pukë për mundësi grantesh për fermerët lokalë
Shqip
CNVP organizon sesion informues në Pukë për mundësi grantesh për fermerët lokalë
CNVP Foundation, në partneritet me ICEP dhe me mbështetjen e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, do të organizojë një sesion informues në Pukë më 11 shkurt 2026, ora 11:00, në kuadër të projektit Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Basenit të Lumit Drin (IFM).
Qëllimi i këtij sesioni është informimi i fermerëve lokalë mbi Skemën e Granteve të Vogla, e cila ofron mbështetje financiare deri në 5,000 € për aplikant për aktivitete biznesi miqësore me mjedisin. Fermerët e Bashkisë Pukë do të njihen me kriteret e aplikimit, procesin e përzgjedhjes, aktivitetet e mbështetura dhe mënyrën e përgatitjes së projekt-propozimeve.
Grantet synojnë të mbështesin iniciativa si agropylltaria, bletaria, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike (BMET), shfrytëzimi i qëndrueshëm i produkteve pyjore jo-drunore, ekoturizmi, përmirësimi i pyjeve dhe mbrojtja e biodiversitetit. Iniciativat e drejtuara nga gratë inkurajohen veçanërisht të aplikojnë.
Projekti IFM synon forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetet rurale përgjatë basenit të lumit Drin.
Aplikimet pranohen në formë elektronike deri më 20 shkurt 2026.
Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë në: cnvpal@cnvp-eu.org
English
CNVP Organizes Info Session in Pukë on Grant Opportunities for Local Farmers
CNVP Foundation, in partnership with ICEP and with support from the Austrian Development Cooperation, will organize an Information Session in Pukë on 11 February 2026 at 11:00, within the framework of the project Integrated Forest Management along the Drin River Basin (IFM).
The session aims to inform local farmers about the Small Grants Scheme, which offers financial support of up to €5,000 per applicant for environmentally friendly business activities. Eligible farmers from the Municipality of Pukë will learn about the application process, eligibility criteria, supported activities, and how to prepare a project proposal.
The grants support initiatives such as agroforestry, beekeeping, cultivation of medicinal and aromatic plants (MAPs), sustainable use of non-timber forest products, ecotourism, forest improvement, and biodiversity protection. Women-led initiatives are especially encouraged to apply.
The IFM project seeks to strengthen sustainable forest management while improving livelihoods in rural communities along the Drin River Basin.
Interested applicants can submit their project proposals electronically by 20 February 2026.
For additional information, participants may contact: cnvpal@cnvp-eu.org
