News

Thirrje per projekt propozime -Open Call for Project Proposals

20 Jun, 2023


img

CNVP Shqiperi shpallë  thirrjen për grante për OJF.

 

Fondacioni CNVP, përmes degëve  në Shqipëri  dhe Maqedoninë e Veriut  po zbaton një projekt trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore për zhvillimin ndërkufitar socio-ekonomik të zonave të mbrojtura në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri (Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare)”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).

 

 Ne kuader të ketij projekti CNVP do te zbatojë një program të vogël grantesh për OJQ-të lokale për të promovuar dhe pilotuar qasje dhe praktika të reja në turizmin e bazuar në natyrë.

 

Fusha e thirrjes per grante

Kjo Thirrje për Projekt Propozime Grantesh është e hapur për OJQ-të aktive në territorin administrativ të bashkisë Kukës, me mision mbrojtjen e mjedisit, fuqizimin e organizatave lokale, ndergjegjesimin e komunitetit per menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Zonat e Mbrojtura.

 

Objekti tematik i kësaj thirrje përcaktohet nga objektivi i mëposhtëm :

Turizmi i bazuar në natyrë në zonat e mbrojtura të Sharrit, Korab-Koritnik dhe Alpeve Shqiptare kontribuon si në ruajtjen e natyrës ashtu edhe në zhvillimin e komunitetit lokal në këto Zona të Mbrojtura.

 

Aktivitetet kryesore do të fokusohen në komponentët prioritarë të biodiversitetit që përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e reja për turizmin e bazuar në natyrë.

 

Shtrirja gjeografike e kësaj thirrje është e kufizuar në Zonat e Mbrojtura në bashkinë Kukës:

Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni më poshtë:

Thirrje per projekt propozime

Manual Grantesh

Formati I Aplikimit

Formati I projekt propozimit

Formati I buxhetit

Dokumentat e kerkuara

Aktivitetet e perjashtuara